Perez flet me gjëegjëza dhe i mbyll derën Interit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në prezantimin e Tibo Kurtuas nuk mund të linte jashtë vëmendjes një koment të përgjegjshëm për skuadrën e tij. Në një farë mënyre, edhe pse nuk e specifikoi se po fliste për Modriç, ai theksoi se çdo lojtar aktual i Realit është i rëndësishëm dhe se skuadra e tij pretendon për çdo trofe.

“Ne kemi një skuadër shumë të fortë dhe kompakte dhe jemi të fokusuar tek çdo lojtar. Synojmë gjithçka, pasi kemi një ekip mjaft të mirë”. Sinjal i qartë ky se nuk do të heqë dorë nga asnjë futbollist tjetër.

Modriç dhe Perez e kanë shtyrë takimin e tyre për nesër, por vështirë se kroati do të kalojë tek Inter, pasi largimi i Ronaldos normalisht do i krijojë më shumë vëmendje në Madrid ku do të bëhet më i rëndësishëm. Perez nuk mund të ja lejonte veten që të humbiste dhe një tjetër lojtarë me vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online