Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për kalendarin e sezonit 2018-2019 dhe që në start ka takime mjaft interesante. Luhen tre ndeshje derbi që në javën e parë, duke nisur me atë të Veriut Kukësi-Laçit, atë bregdetar mes Teutës dhe Flamurtarit, si dhe Tirana-Kamza.
Takim mjaft i fortë është ai mes Skënderbeut dhe Partizanit që luhet në Korçë, ndërkohë që gjithçka përmbyllet me sfidën Luftëtari-Kastrioti. Por nëse sheh kalendarin e plotë, vëren një rastësi të çuditshme në javën e fundit dhe lidhet me Laçin e Teutën.
Është sezoni i tretë radhazi që kurbinasit dhe durrsakët përballen mes tyre në javën e fundit të kampionati. Goglat kanë rezervuar sërish Laçin si pritës. Thjesht çështje fati, sikurse fakti që bardhezinjtë javën e dytë, ashtu si vjet, e luajnë në shtëpi kundër Luftëtarit.