Raptors nuk ndalen, Lebron James i pafuqishëm ndaj Nuggets

Toronto Raptors vijon të fitojë dhe këtë herë ka mposhtur Memphis Grizzlies. Një ndeshje e fortë, me vendasit që ishin më lart në gjysmën e parë të përballjes. Dy periodat e para u mbyllën 29-28, 39-28. Gjithsesi kanadezët gjetën forcë dhe reaguan, duke e mbyllur në fund ndeshjen 114-122.

Në të dyja ekipet shpërndarja e pikave ishte në shumë basketbollistë. Marc Gasol ishte shënuesi më i mirë, me 27 pikë. Kyle Lowry për Raptors realizoi 24 pikë, kurse Kaëhi Leonard 17 pikë.

Lebron James ishte në një ditë jo kundër Denver Nuggets. Vetëm 14 pikë të shënuara nga “Mbreti”, që e pa Los Angeles Lakers të mundej 117-85. Fitore e rëndësishme për Detroit Pistons, që kaluan me sukses Neë York Knicks me rezultatin 115-108.

Blake Griffin (30 pikë), Reggie Jackson (21 pikë) dhe Stanley Johnson (21 pikë) ishin ata që udhëhoqën Pistons drejt fitores. Atlanta Hawks ishin ekipi tjetër që fitoi, pasi me shifrat 113-115 mposhti Miami Heat. Indiana Pacers ka bërë detyrën kundër Phoenix Suns.

Një fitore me rezultat të ngushtë, 104-109, por që ka shumë vlerë. Domantas Sabonis (21 pikë, 3 asiste, 16 topa të rikuperuar) spikati për Pacers, kurse për vendasit Devin Booker me 20 pikë të realizuara.

Detroit Pistons- New York Knicks 115-108
Miami Heat-Atlanta Hawks 113-115
Memphis Grizzlies-Toronto Raptors 114-122
Denver Nuggets-Los Angeles Lakers 117-85
Phoenix Suns-Indiana Pacers 104-109

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online