Ranieri tregon sekretin e karrierës, njihuni me “ndihmësen” 99-vjeçare

Klaudio Ranieri e di mjaft mirë se kë person duhet të telefonojë kur e sheh veten të zënë ngushtë gjatë situatave të tensionuara, që në profesionin e trajnerit janë me bollëk. Bëhet fjalë mamanë e tij Renata, e cila është shumë e afërt me të birin.

Trajneri italian ka folur shpesh mbi kritikat e shumta që i bënte e ëma 99-vjeçare. Për shembull në kohën kur Ranieri ishte në krye të pankinës së londinezëve të Çelsit, Renata do merrte për herë në telefon, sa herë që i biri nuk fuste në formacionin titullar irlandezin Damien Daf.

Në konferencën e sotme për shtyp si trajner i Fulhemit, Ranieri konfirmoi se vazhdon të flasë me mamanë e tij në lidhje me shumë aspekte të punës së tij. Futbolli është diçka që zonja 99-vjeçare e ka fort në zemër, pasi ajo nuk lë pa shikuari asnjë ndeshje të skuadrës së saj të zemrës, Romës, por tani është bërë medoemos edhe tifoze e skuadrës së birit, Fulhemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online