Ramadani pason Starovën, zbret menjëherë në fushë

Feronikeli e gjeti menjëherë pasuesin e Sulejman Starovës, teksa riktheu në pankinë Zekerija Ramadanin, i cili e ka drejtuar edhe më parë këtë klub, ndërkohë që ka punuar edhe në Superiore me Flamurtarin dhe në Maqedoni me Shkupin.

“Marrëveshja me Ramadanin është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit brenda pak ditësh. Me këtë marrëveshje klubi synon që t’i rikthejë ditët e arta, meqë Zekirija Ramadani i njeh lojtarët, pritjet dhe nivelin e përgatitjes së skuadrës sonë dhe e di që synimi kryesor i klubit është marrja e titullit të kampionit”, njoftonte klubi nga Drenasi pak ditë më parë.

Tanimë Ramadani ka zbritur në fushën e blertë dhe ka nisur nga puna, sikurse edhe ishte paralajmëruar. Në Drenas presin të rikthehen te titulli kampion. Këtë verë janë bërë shumë afrime dhe pagat e lojtarëve janë goxha të larta, ndaj edhe pritshmëritë janë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online