Shpresat gati, për dinjitet ndaj Spanjës

Shqipëria U21 zbret prej orës 20:00 në fushën e blertë kundër Spanjës në Kordoba, ndërkohë që kuqezinjtë kanë si objektiv një paraqitje sa më dinjitoze. Vetë trajneri Alban Bushit e tha në konferencën për shtyp se nëse nuk japin më të mirën Spanja mund t’i turpërojë.

Asnjë nuk e do diçka të tillë, plus që shumë prej lojtarëve do të kërkojnë të spikatin për të rënë në sytë e ndonjë klubi. Bushi për këtë takim ka kthyer emra të rëndësishëm si Abazaj e Ramadani, ndërkohë që edhe Bare e Çekiçi janë ende pjesë e kuqezinjve.

Mbetet për t’u parë se si do të rreshtohen sonte 21-vjeçarët, por e sigurt është që nuk kanë shkuar në Spanjë për shëtitje, ndaj do mundohen t’i hapin punë iberikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online