Rama: Kapitull i ri për Partizanin, ja pse zgjodhëm Lerdan trajner

Partizani ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës. Ai është Franko Lerda. Bashkë me italianin ka qenë edhe Olsi Rama në konferencën për shtyp.

Drejtori i përgjithshëm i “Demave” ka folur në lidhje me trajnerin e ri, gjendjen e ekipit, shortin e Champions Ligës dhe nuk harron fjalët e mira për ish-trajnerin Gega. Kundërshtari europian do të mësohet sot dhe të gjithë tifozët e kuq shpresojnë që ekipi i tyre i zemrës të ketë fat.

SHORTI – “Shpresoj gjithmonë që goglat të sillen mirë me ne. Sido që të jetë puna do të jetë një ndeshje 11 kundër 11 dhe do të bëjmë maksimumin. Ekipi do të niset për në Slloveni, ku do të qëndrojë për dy javë. Kanë ardhur disa lojtarë të rinj. Ekipi është i plotë deri diku, shumë lojtarë janë nga ekipi kampion, kanë ardhur disa të tjerë dhe presim ende përforcime.”

GEGA – “Eshte kënaqësi që kthehemi këtu dhe me titullin. Mbyllëm kampionatin me sukses dhe falënderoj trajnerin Gega dhe stafin e tij, sikurse edhe gjithë ekipin. Tani hapet një faqe e re, kërkuam në Itali dhe me tej. Nuk është një fillim i ri. Është vazhdim. Unë e kam nisur përpara një viti e gjysmë, ndërsa Gaz Demi përpara gjashtë vitesh.”

LERDA – “Hapet një kapitull i ri pas largimit të Gegës për arsye personale, në marrëveshje me klubin. Nisëm kërkimin, pamë shumë profile, trajnerë interesantë që do bënin mirë në Shqipëri, por për arsye të ndryshme zgjodhëm trajner Franco Lerda-n. Është trajner i ri, i cili ka bërë shumë mirë në karrierën e vet, duke trajnuar në Itali edhe emra të njohur për ne si Leçe e Torino. Jemi interesuar, kemi pyetur dhe jemi të kënaqur, sepse mendojmë se vizioni i tij do të jetë një vlerë e shtuar për Partizanin. Një trajner nga Italia, që ka drejtuar në nivele të larta, vjen me një bagazh të rëndësishëm taktik e teknik dhe do t’u japë një dorë lojtarëve për të vijuar rritjen, duke nisur nga Champions League. Pas kësaj konference do të nisem për të marrë pjesë në shortin e Champions, shpresoj që goglat të sillen mirë me ne. Sido që të shkojë, do të japim më të mirën ndaj çdo rivali.”

ORGANIZMI – “Besoj që vitin e kaluar bëmë hapa përpara për sa i përket nivelit të profesionalizmit në të gjithë strukturat e klubit, për çdo gjë. Shpresoj që tashmë të bëjmë akoma hapa të tjerë përpara, gjithashtu përveç çdo detaji dhe marrëdhënieve të stafit, të rritet edhe niveli tekniko-taktik i skuadrës.”

TRAJNERI – “Nëse shikoni CV-të e trajnerëve nuk ka shumë trajnerë afatgjatë. Ky është një trajner që ka qenë i dëshiruar dhe ka qëndruar gjatë në pankinat që ka qenë. Varet nga rezultati dhe temperamenti i drejtuesve të klubit. Te Partizani do të kemi durimin dhe të presim rezultatet. Me ekipin që është besoj që po merr një ekip të mirë, për realitetin shqiptar gjithmonë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *