Rakitiç ka një kërkesë për Barcelonën, Interi shpreson

Barcelona ka siguruar shërbimet e Frenki De Jong, por holandezi nuk do të jetë i vetmi që do të zbarkojë në fund të sezonit në Katalunjë. Bashkë me të mund të vijë dhe Adrien Rabiot, me të cilin flitet se klubi spanjoll ka një akord.

 Këto dy lëvizje mbyllin hapësirat e Ivan Rakitiç dhe e ardhmja e kroatit shihet larg Spanjës. Barcelona nuk i ka ofruar ende rinovimin 30-vjeçarit dhe raportet mes palëve nuk janë të mira. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, mesfushori i ka kërkuar drejtuesve të klubit shitjen e tij në fund të sezonit.

 Ai tundohet nga ideja për të luajtur me Interin, aty ku do të gjente dhe disa kroatë të tjerë. Interi e pëlqen lojtarin, por po pret dhe monitoron situatën.

Nëse kërkesa e Rakitiç merr aprovimin e Barçës, atëherë zikaltrit janë gati të nisin negociatat me kampionët e Spanjës dhe vetë lojtarin për t’i dhuruar Spaletit një përforcim cilësor në repartin e mesit të fushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *