Rafinja: Nuk festoj nëse i shënoj Interit, e di kush nuk më donte

Rafinja shpresoi deri në fund në blerjen e kartonit të tij nga Interi, por kjo gjë nuk ndodhi dhe braziliani u rikthye te Barcelona. 25-vjeçari është i qartë se pse kjo gjë nuk ndodhi, por nuk flet negativisht. Interin e ka në zemër, ndërsa nesër do të tentojë të ndëshkojë ish-ekipin e tij. Barcelona pret Interin në “Camp Nou” dhe Rafinja mund ta nisë nga formacioni në mungesë të Leo Mesit.

Spaleti është një trajner i madh, por mendoj që nuk ka dashur të më mbajë në ekip. Inter është pjesë e zemrës time, besoja se do të qëndroja, por në fund zgjodhën lojtarë të tjerë. E di që tifozët morën nismën me anë të hashtagut “#riprendirafinha” (riktheni Rafinjën). Një demonstrim dashurie, që ua kam kthyer duke dhënë gjithçka nga vetja.”

Mesfushori ofensiv komenton dhe sfidën e Champions-it. “Do të ndeshen dy ekipet kryesuese të grupit. Interi është i fortë dhe shpresoj të shkojnë larg në këtë kompeticion. Nëse luaj dhe shënoj, nuk do të festoja, sepse zikaltrit janë gjithmonë një pjesë e imja. Rikthimi? Kam shumë miq në Milano, komunikoj shpesh me Ikardin dhe kam kaluar momente të paharrueshme, por besoj se dyert e rikthimit tim janë mbyllur përfundimisht”, përfundon Rafinja prononcimin e tij për “Sport Mediaset”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *