Rabiot afër Milanit, Bierhof elozhe për Maldinin

Oliver Bierhof ka luajtur për tre sezone me Milanin, nga viti 1998 deri në vitin 2002. Sulmuesi gjerman, i famshëm për goditjet e tij me kokë, fitoi një titull kampion me kuqezinjtë, që në vitin e parë, sezon në të cilin shënoi 19 gola në kampionat. Menaxheri i kombëtares gjermane ka folur për rikthimin e Paolo Maldinit te Milani dhe e nis me një batutë prononcimin e tij për “Mediaset Sport”.

“Shpresoj që të më dhurojë disa bileta falas për të parë ndeshjet kur të vi në Itali. Jam i lumtur për Paolon dhe për të gjithë tifozët e Milanit. Maldini është një kampion i madh dhe një ekspert futbolli. Ai është një figurë e rëndësishme e klubit dhe i uroj që të rikthejë Milanin aty ku i takon”, përfundon 50-vjeçari gjerman.

Lajmet që vijnë nga klubi i Milanit e afrojnë dhe më shumë mesfushorin Adrien Rabiot me kuqezinjtë. Lojtari ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me PSG dhe shkaku është… Leonardo. Ky i fundit është personi që ndikoi në lançimin e 23-vjeçarit në futbollin e madh, kur ishte pjesë e PSG dhe marrëdhënia e brazilianit me mesfushorin francez është e shkëlqyer. Nëna e lojtarit, e cila është dhe menaxhere e tij, po e merr seriozisht kalimin e djalit të saj në Milano dhe Leonardo do të nisë sulmin për të që në merkaton e janarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *