Qirko paralajmëron, Deliaj e zbut: Nuk e mbaj mend kur ka humbur Kastrioti!

Flamurtari përballet me Kastriotin nesër në Fushë-Krujë dhe në Vlorë vlerësimi është maksimal për këtë ndeshje. Sot kanë dalë para mediave Fjorald Deliaj dhe portieri Pano Qirko, i cili do të zëvendësojë Enea Koliçin të dëmtuar. I pari e mori fjalën mbrojtësi.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi kundërshtarit i duhen tre pikët në luftën për mbijetesë. Shpresojmë të bëjmë ndeshjen tonë, edhe ne kemi objektiva. Duam Europën dhe të shikojmë çfarë do prodhojë ndeshja. Edhe një pikë na kënaq, për vetë pozicionin që jemi”, tha Deliaj, i cili më pas flet edhe për vështirësinë e ndeshjeve në Fushë-Krujë.

“Më çfarë ka treguar Kastrioti ndeshjet e fundit, është shumë e vështirë. Nuk mbaj mend kundërshtarin e tyre që ka fituar atje, kështu që është shumë e vështirë”, u shpreh “xholi” i Flamurtarit, i cili folu dhe në lidhje me mungesat. Gjithsesi nuk është se zbulon diçka, teksa thotë: “Nuk e dimë kush është 100%. Do mundohemi t’i zëvendësojmë lojtarët që mungojnë, besoj me djemtë e akademisë”.

QIRKO – Portieri ka luajtur edhe më parë ndaj krutanëve dhe uron që të fitojë Flamurtari:  “Shpresoj të kem fat. Synimi është të fitojmë, Kastrioti është ekip i fortë brenda dhe e ka treguar këtë. Shpresoj të fitojmë dhe të arrijmë kupat e Europës”. I riu, veç mungesës së eksperiencës në fushë, edhe në deklarata nuk është se pritet të jetë i matur.

“Uroj që ne të fitojmë për vete. Është ndeshje e rëndësishme për ne dhe për ata. Kastrioti është ekip i fortë, edhe ne po ashtu jemi Flamurtari. Shpresoj të fitojmë. Si gjithmonë Flamurtari është fitimtar mbi çdo ekip kundërshtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online