Luftëtari ka mundësinë të “hakmerret” ndaj Kastriotit për atë humbje që i shkaktoi në ndeshjen e parë të kampionatit në Gjirokastër. Skuadra e Gentian Mezanit do të udhëtojë drejt Fushë-Krujës për të marrë pikët e plota.
Lajm i mirë është gatishmëria e sulmuesi Vasil Shkurtaj, i cili u dëmtua në ndeshjen me Partizanin. Vlonjati nuk ka diçka serioze dhe pritet titullar. Po ashtu edhe Eduart Rroca do të ketë më shumë minuta.
Mesfushori u rikthye të luante dhe ndaj Partizanit u aktivizua për rreth 30 minuta. Mungesë e sigurt për ndeshjen me Kastriotin është ajo e Lejdi Liçajt. Ky i fundit ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe i duhet të shlyejë pezullimin.