Qetësohet Bajerni, Alaba ia hedh paq

0

Triumfi në Superkupë kundër Aintrahtit të Frankfurtit u zbeh paksa në fundin e takimit, sepse mbrojtësi David Alaba doli i dëmtuar, duke pasur nevojë për ndihmën e stafit mjekësor për të shkruar në stol.

Pas ndeshjes drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, protestoi për lojën e ashpër të Frankfurtit dhe nuk e fshehu shqetësimin për dëmtimin e austriakut, që mund të kishte probleme në ligamentin e gjurit.

Megjithatë, pas një nate pushim dhe kontrolleve të detajuara mjekësore, Bajerni ka dhënë lajmin e mirë: Alaba nuk ka dëmtim të rëndë.

“Alaba mori një goditje të fortë në gju në sfidën e Superkupës dhe ka një hematomë, por nuk ka pësuar asnjë dëmtim në ligament”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit bavarez. Në këtë mënyrë, parashikohen vetëm disa ditë pushim për yllin e kampionëve të Gjermanisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.