Qetësohen tek Liverpuli, Firmino duket se lë pas dëmtimin

Liverpul – PSG padyshim është kryendeshja e kësaj mbrëmje në “Uefa Champions League”. Të dy ekipet vijnë nga një ecuri fantastike në kampionatet respektivë, ku kanë 5 fitore në 5 ndeshje të luajtura.

Në sfidën e fundit, ku Liverpul triumfoi ndaj Totenhem 1-2 në fushën e këtyre të fundit, sulmuesi brazilian, Roberto Firmino pësoi një dëmtim të frikshëm në pjesën e syrit. Braziliani ishte në dyshim për përballjen e sotme, por me sa duket në kampin e kuq ka lajme të mira.

26-vjeçari, duket se e ka lënë pas dëmtimin në sy dhe mund të jetë i gatshëm për sfidën e rëndësishme sipas mediave angleze. Një lajm që qetëson jo pak ambientin në kampin e skuadrës së Jurgen Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *