Qetësohen te Milani, asgjë serioze për mesfushorin

Milani barazoi në Kaljari mbrëmjen e djeshme dhe situata në kampin e kuqezinjve nuk mund të thuhet se është më e mira. Normalisht vetëm 4 pikë pas 3 ndeshjesh janë shumë pak për një skuadër që synon gjithnjë të jetë në pjesën e sipërme të tabelës.

Në ndeshjen me Kaljarin, mesfushori Hakan Çalhanoglu shtrëngoi dhëmbët deri në minutën e 73-të, pasi ndjente dhimbje në gishtin e vogël të dorës, që në pjesën e parë. Turku konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Gatuzos dhe dëmtimi i 24-vjeçari solli jo pak shqetësim.

Kontrollet e specializuara ditën e sotme kanë sjellë lajmin e mirë për klubin dhe mbështetësit e skuadrës së Milanit, pasi Çalhanoglu ka pësuar një frakturë të lehtë në gisht dhe me shumë gjasa mund të mos e pengojë që të jetë në fushë që në ndeshjen e ditës së enjte me Dudëlanzh, takim ky i vlefshëm për Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online