Lopetegui i ka idetë e qarta, por tre futbollistë janë të paprekshëm

Normalisht që të Real Madrid sërish pritet që të qëndrojë në nivele të larta. Kampionët e Europës edhe këtë edicion kanë një organikë të pasur, ndonëse gjatë verës u largua ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo. Portugezi ka lënë një boshllëk në skuadrën madrilene, por tani trajneri Hulen Lopetegui sheh para dhe po ndërton skuadrën e tij.

Normalisht që çdo trajner ka të besuarit e tij, të cilët konsiderohen si shtylla e skuadrës. Në një ekip si Real Madrid, ku janë pjesë shumë lojtarë me cilësi është e vështirë që të gjesh disa lojtarë që të jenë të paprekshëm.

Lopetegui ka vetëm 3 të tillë, pasi në këtë fillim edicioni, vetëm 3 futbollistë kanë mundur që të luajnë takime të plota. Kapiteni Serxho Ramos, mesfushori Karvahal dhe sulmuesi Benzema duket se janë lojtarët që kanë fituar besimin e trajnerit, kjo për faktin se janë të vetmit lojtarë që kanë qenë titullar të padiskutueshëm dhe nuk janë zëvendësuar asnjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online