“Qendron në Itali“! Klubet e mëdha të Serisë A janë vënë pas Asllanit, flet menaxheri: Napoli? Nuk i dihet kurrë…

Kristjan Asllani pritet të ndryshojë ambient në verën e ardhshme. Vetë presidenti i Empolit e ka pranuar se do të jetë e vështirë ta mbajë përsëri lojtarin shqiptar në skuadër, teksa klube me emër janë vënë pas tij. Sipas raportimeve në Itali, Milani, Interi, Lacio dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e 19-vjeçarit nga Elbasani.

Në lidhje me të ardhmen e tij ka folur menaxheri Mario Cenolli. Ky i fundit është prononcuar për “CMIT TV”, ku përjashton në një farë mënyre alternativat e Milanit dhe Interit. Kjo për shkak se kërkon që Asllani të ketë minuta në këmbët e tij. Megjithatë nuk zbulon asgjë konkrete për destinacionin e radhës së mesfushorit shqiptar.

“Ai është edhe në Kombëtare, kam folur edhe pardje me të. Nuk mendoj se do të shkojë te Interi apo Milani, por nuk mund t’ju them se ku do të shkojë. Por ai qëndron në Itali. Djali duhet të shkojë në një klub ku mund të luajë, ai po e tregon veten. Napoli? Nuk i dihet kurrë… Fiorentina apo Sasuolo? Të shohim. Natyrisht ky është mendimi im”, ka deklaruar Cenolli./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online