Derbi i Italisë prodhoi vetëm polemika, Rabiot thumbon Interin pas humbjes: E vështirë të luash 11 kundër 12  

Juventusi humbi 0-1 në derbin e Madoninës kundër Interit, që prodhoi pafund polemika. Vendimet e arbitrave hapën debate të mëdha në Itali, ku të shumtë ishin ata që kritikuan gjykimin e kësaj përballjeje.

Sigurisht që thumbimet nuk mund të mungonin as nga lojtarët e Juventusit. Adrien Rabiot ka ironizuar në rrjetet sociale mënyrën e arbitrimit, duke e konsideruar gjyqtarin si lojtarin e 12 të Interit në fushën e lojës.

“Ndeshje e madhe, përgëzime të gjithëve! Sa keq për rezultatin, por është e vështirë të luash 11 kundër 12“, shkruan Adrien Rabiot./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online