Qëndroi 5 ditë te Mançester Siti, sot u shit për 8 milionë sterlina

Histori interesante ajo e mesfushorit Aron Moj, i cili deri një vit më parë luante në kampionatin australian dhe sot është transferuar tek Hadërsfilldi për 8 milionë sterlina, rekord i klubit të sapongjitur në Premier Ligë.

26 vjeç, Moj është rritur te Boltoni, në Angli, para se të provonte të luante me Sent Mirrenin për dy sezone në Skoci dhe më pas të shkonte në Australi, fillimisht me Uestern Sidnej dhe më pas me Melburn Sitin, 2 vite të shkëlqyera, që i vlejtën kombëtaren (28 ndeshje e 6 gola deri tani).

30 qershor 2016: Moj u transferua bujshëm te Mançester Siti! Si ka mundësi, thanë të gjithë, kur Siti blen vetëm superstarë me famë botërore? Kleçka ishte e thjeshtë: Melburn Siti i përket Mançester Sitit dhe Moj praktikisht qëndroi në familje, por kaloi te Siti sa për të vënë emër. 5 ditë më vonë, më 5 korrik 2016, Mançester Siti e huazoi Mojin te Hadërsfilldi në Championship.

Një vit në divizionin e dytë anglez, 48 ndeshje, 4 gola e 7 asiste, rendiment super, misioni u përmbush për Mojin, që e shfrytëzoi në mënyrë perfekte shansin që iu dha falë ndihmës së Mançester Sitit.

Tashmë Moj është pjesë e Hadërsfilldit, që do të paguajë edhe dy milionë sterlina në bonuse, nëse mbijeton në Premier Ligë. Një histori suksesi, por që tregon sa e rëndësishme është të kesh “mikun” e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online