Nga merkatoja e janarit na ndajnë vetëm pak ditë dhe ekipet tashmë kanë nisur të mendojnë në lidhje me përforcimet e mundshme. PSG është një ndër klubet me potencialin më të madh ekonomik dhe pritet që francezët të jenë aktiv, teksa objektivat e mundshëm janë përcaktuar.
Adrien Rabiot është thuajse i larguar, teksa Barcelona pritet që ta afrojë në merkaton e verës me parametra zero. Drejtuesit nga “Parc des princes”, po mendojnë për zëvendësuesit e mundshëm të mesfushorit, ku emrat që përfliten janë dy mesfushorët e Napolit, Alan dhe Zielinski.
Braziliani, ka vite që ka rënë në sy me paraqitjet e tij dhe kërkesat për të kanë qenë të shumta. Gjithashtu, polaku i talentuar Piotr Zielinski, ka spikatur me formën e tij, ku është titullar i padiskutueshëm në mesfushën e Napolit që nga viti 2016, kur u ble nga Udineze. Gjithsesi, me interes pritet reagimi i De Laurentis, i cili zor se i lëshon “xhevahiret” e tij.