Valverde merr “dhuratën” e radhës, rikthehet ylli i mbrojtjes

Barcelona po ben nje sezon mjaft të mirë, teksa udhëheq La Ligën me tre pikë diferencë nga Atletiko e Madridit, gjithashtu ka kaluar në fazën e 16 më të mirave në Champions. Gjithsesi, pavarësisht rezultateve pozitive, katalanasit kanë pasur probleme të shumta me dëmtimet.

Mjafton të kujtojmë që, pa përfshirë blerjen e Xhejson Murijos, në ekipin blaugrana aktualisht ka vetëm 2 qendërmbrojtës të gatshëm, Zherard Pike dhe Klement Lenglet. Gjithsesi, së fundmi duket se kanë ardhur dhe lajmet e mira nga infermieria. Samuel Umtiti, me sa duket po e lë pas dëmtimin dhe do të jetë gati për vitin e ardhshëm, pasi data e rikthimit është 30 dhjetori.

Së bashku me mbrojtësin francez, Barça ka vuajtur dhe mungesën e Tomas Vermalen, duke qenë thuajse pa alternativë tjetër, veçse Pikes dhe Lenglet. Gjithsesi, tashmë me rikthimin e Umtiti dhe përforcimin me blerjen e Murijos prapavija katalanase duket se nuk do të ketë më probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online