Juventus ka një sulm të mbipopulluar në krahë dhe i duhet patjetër të shesë për të rregulluar bilancin financiar dhe të ulë numrin e njerëzve në ofensivë. Duglas Kosta është ai, që përflitet më shumë për një largim. Braziliani ka aftësi të padiskutueshme, por dëmtimet e shumta ndikojnë në vendimin e Paratiçit për ta larguar.
PSG është favorit për të siguruar shërbimet e tij. Ardhja e Leonardos shton mundesinë e materializimit të kësaj lëvizje. Mediet italiane raportojnë se drejtori i sapo emëruar në Paris ka organizuar një takim me përfaqësuesit e lojtarit. Marrëdhënia shumë e mirë mes Leonardos dhe Kostës e bën marrëveshjen më brazilianin lehtësisht të arritshme.
Bisedimet mes klubeve nuk kanë filluar ende dhe priten negociata të gjata. Vlera e 28-vjeçarit është rreth 45 milionë euro dhe Juventusi nuk bën ulje. PSG ka probleme me ndershmërinë financiare. Atyre do u duhet të shesin me patjetër për të shmangur një dënim nga qeveria e futbollit evropian.