Fitimi i Champions Ligës është objektivi kryesor i PSG dhe klubi po bën maksimumin për t’i dhuruar trajnerit Tuhel një kontingjent lojtarësh plot kualitet, sidomos në repartin e mesfushës. Siç raporton “Corriere dello Sport”, PSG ka gati një ofertë tunduese për Alan të Napolit.
Braziliani shihet si lojtari i duhur për të bërë lidhjen e duhur mes reparteve dhe presidenti, Al-Khelaifi e pëlqen shumë 27-vjeçarin dhe është bindur për të investuar për të.
Lojtari do e mirëpriste një kalim në kryeqytetin francez, ndërsa Napoli ka dy kushte. Nevojiten të paktën 100 milionë euro për kartonin e Alan dhe duhet siguruar blerja e Barelës, mesfushorit të talentuar të Kaljarit, për të shitur më pas lojtarin latin te PSG.