PSG, befason Bufon: Ndihem më mirë se para pesë vjetëve

Xhanluixhi Bufon vendosi të provonte një aventurë të re në moshën 40-vjeçare, pas një karriere si protagonist. Portieri e nisi nga Paris Seint Zhermen, me emocionet dhe frikën, që shoqërojnë çdo aventurë të re.

“Nuk është e thjeshtë të ndryshosh pas 40 viteve në Itali. Nuk e dija si do më prisnin shokët e rinj. Por nuk më pëlqen të zgjedh të sigurtën, zonën e qetë. Jam një bishë për konkurrencë. Më pëlqen që gjithmonë të vendosem në provë”, tha portieri.

Në intervistën e gjatë për “France Football”, Bufon foli edhe për formën e tij: “Ndihem më mirë krahasuar me kohën kur isha 35 vjeç. Duket e pamundur, por e ndjej që jam më mirë se përpara 5-6 viteve”.

Portieri legjendar foli edhe për konkurencën me Areolan dhe Trap. “Ndihem shumë mirë, kam marrëdhënie të shkëlqyer. Në një skuadër duhet respekt dhe vlerësim për njëri-tjetrin. PSG luan afro 60 ndeshje në sezon, është logjike që të ketë tre portierë cilësorë, jo vetëm një titullar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online