Provokimi i Junajtid: I thërrasin Rubentus, bardhezinjtë urrehen në Itali!

Mançester Junajtid do të përballet sonte me Juventusin në një nga duelet më të bukura të Champions. Për të nxehur atmosferën e ndeshjes ka menduar klubi anglez, që ka postuar në sajtin e tij një informacion mbi historinë e bardhezinjve nga Torino.

E quajnë Rubentus”, lexohet në komentin e Junajtid, duke iu referuar këtij pseudonimi, që përdoret më shumë nga rivalët e Fiorentinës, Napolit dhe Interit. Gjithçka ka të bëjë me “Calciopolin” e famshëm të vitit 2006, ku Juventus u dënua me rrëzim nga kategoria. Këtu luhet me fjalën “rubare”, ose vjedh në shqip.

Mançester Junajtid dhe Juventus bashkohen nga historia e përbashkët plot trofe. Kjo gjë i ka bërë klubet të dashur për tifozët e tyre dhe të urryer nga kundërshtarët. Nëse për Junajtid rivalët tregojnë respekt, “armiqtë” e Juventusit i akuzojnë bardhezinjtë për gjithçka. Një prej nofkave që përdoren për “Zonjën e Vjetër” është fjala Rubentus, që buron nga skandali i “Calciopolit”, që errësoi reputacionin e Juventusit”, shkruhet në sajtin e klubit anglez.

Një gjë e tillë ka sjellë kritika nga Italia dhe klubi i Junajtid është detyruar ta fshijë postimin e bërë. Sfida jashtë fushe ka nisur më herët, ndërsa ekipet janë gati për t’u përballur në “Old Trafford” me qëllimin e fitimit të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja palët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *