Tifozët e Romës kanë gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të protestuar për formën e dobët të skuadrës dhe premtimet boshe nga drejtuesit e klubit verdhekuq përgjatë viteve të fundit.
Në 10 minutave e para të ndeshjes ndaj Xhenoas në tribunën “Curva Sud” nuk u këndua asnjë kor dhe nuk u valëvit asnjë flamur. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale pak orë para ndeshjes, tifozët shfrynë mllefin e akumuluar gjatë javëve të fundit.
“U lodhëm. Nuk mund të tolerojmë më një situatë të tillë pas vitesh gënjeshtra e premtimesh boshe nga njëri krah në tjetrin. Për të treguar zhgënjimin tonë do të qëndrojmë në heshtje deri në minutën 10-të”, thuhej në komunikatën e tifozëve.