Projektohet shkëmbimi, Barcelona dhe Junajtid pranë akordit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Barcelona po kërkon një qendërmbrojtës. Gjendja e Samuel Umtiti nuk i bind kampionët e Spanjës. Francezi u aktivizua shumë pak sezonin e kaluar. Dëmtimi i pësuar e la mbrapa dhe 25-vjeçari i befasoi të gjithë me zgjedhjen e bërë.

Umtiti zgjodhi të mos operohej dhe vendosi të kurohet në Katar. Një vendim i tillë nuk qëlloi pozitiv dhe kampioni i botës me Francën vuajti pasojat. Sipas “Mundo Deportivo”, në aksin Barcelonë-Mançester po përgatitet një shkëmbim.

Umtiti pëlqehet shumë nga “Djajtë e Kuq”, ndërsa katalanasit duan Viktor Lindelof. Suedezi 25-vjeçar pëlqehet shumë nga trajneri Valverde. Përveçse në qendër të mbrojtjes, Lindelof aktivizohet edhe si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor defensiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *