Projekti Duro s’ndalet, vjen edhe braziliani Zhufo nga Shkëndija

Tregu maqedonas është i preferuari i trajnerit të Flamurtarit, që bën goditjen e radhës

Flamurtari vazhdon me ritme të larta rindërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe pikërisht sot, në ditën e parë të sezonit 2017/2018, vjen goditja e radhës në merkaton verore. Mesfushori Nildo Viktor Zhufo është afrimi i fundit i Flamurtarit në tregun e verës, edhe pse zyrtarizimi do të vijë në orët në vazhdim. Bëhet fjalë për një mesfushor brazilian, i cili ka luajtur prej janarit të vitit 2015 te Shkëndija dhe Duro e njeh mirë, duke e drejtuar vetë për një periudhë kohe.

Zhufo është 24 vjeç, përdor mjaft mirë këmbën e majtë dhe ka një teknikë të nivelit të lartë. Te Shkëndija ka luajtur kryesisht si mesfushor i majtë, por është i zoti të luajë edhe në qendër, në rolin e organizatorit apo edhe më i avancuar. Në dy sezone e gjysmë në Tetovë, Zhufo ka luajtur 45 ndeshje e ka shënuar 12 gola në të gjitha kompeticionet, por ka qenë vërtet i pafat, sepse në periudha të ndryshme ka pësuar dëmtime që e kanë lënë jashtë për një kohë të gjatë. Kjo ka qenë arsyeja pse nuk ka qenë titullar i paprekshëm në Tetovë, por tifozët e duan shumë dhe largimi i tij është pritur jo mirë. Dje Shkëndija njoftoi përfundimin e marrëdhënies me mesfushorin, i cili edhe vetë në Facebook ka postuar një mesazh ku përshëndetet me Tetovën dhe “Ballistët”.

Çdo histori, sado e bukur që të jetë, gjithsesi ka fundin e saj. Kështu, edhe qëndrimi im në Shkëndijë përfundon këtu. Tani kur largohem nga Tetova, ndjej përgjegjësinë e falënderimit dhe mirënjohjes nga ana ime për gjithë ata që njoha këtu. Falënderim për drejtuesit dhe kryesinë e klubit për besimin e treguar ndaj meje dhe për mënyrën si më kanë trajtuar. Përshëndes gjithë bashkëlojtarët, trajnerët dhe njerëzit me të cilët këto vite kemi qenë si një familje. Falënderimi dhe mirënjohja më e madhe shkon në drejtim të tifozëve të Shkëndijës “Ballistëve” për mbështetjen dhe ngrohtësinë e treguar ndaj meje. Ata, klubi dhe qyteti gjithmonë do të mbeten në zemrën time. Unë do të mbetem tifoz i madh i Shkëndijës dhe klubit i dëshiroj shumë suksese në të ardhmen. Largohem si mik dhe në kërkim të sfidave të reja në karrierë dhe jetë. Faleminderit të gjithëve. Me respekt, Viktor Nildo Zhufo”, – shkruan braziliani në letrën e hapur para largimit nga Tetova dhe transferimit në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online