UEFA ka zyrtarizuar oraret për ndeshjet që klubet shqiptare luajnë në Europa Ligë. Fillimisht ishin përcaktuar për ndeshjet e para që zhvillohen më 12 korrik, ndërkohë që tanimë qeveria europiane e futbollit ka programuar edhe takimet e kthimit. E para do të luhet në qytetin e Laçit, ku vendasit do të presin qipriotët e Anorthosis Famagusta.
Ky takim do të zhvillohet prej orës 17:00, pasi stadiumi i kurbinasve nuk ka impiant ndriçimi. Gjirokastritët do të luajnë nën ndriçimin e prozhektorëve. Takimi i Luftëtarit me Ventspils luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe nis prej orës 20:00. E fundit luhet sfida Maribor-Partizani. Në Slloveni kjo ndeshje zhvillohet prej orës 20:15.
EUROPA LEAGUE – TURI I PARË
E enjte, më 12 korrik
Ventspils-Luftëtari (16:45) | “Ventspils Olimpiskais Centrs”, Ventspils
Partizani-Maribor (17:30) | Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Anorthosis Famagusta-Laçi (19:00) | Stadiumi “Antonis Papadopoulos”, Larnaka
E enjte, më 19 korrik
Laçi – Anorthosis Famagusta (17:00) | Stadiumi i Laçit, Laç
Luftëtari-Ventspils (20:00) | Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Maribor-Partizani (20:15) | “Stadion Ljudski vrt”, Maribor