Progni: Nuk pendohem pse ika nga Partizani, do jemi ndryshe

Gerhard Progni shënoi golin e dytë për Teutën në fitoren me Laçin dhe normalisht që është i kënaqur për këtë. “Jam i lumtur fillimisht për fitoren, pastaj për golin.  E kishim vlerësuar ndeshjen, na u lehtësua pas kartonit të kuq. Me rëndësi që jemi pranë vendeve të para”, u shpreh fillimisht mesfushori anësor në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Futbollisti i Teutës beson se Teuta do të jetë më lart në vazhdim: “Momenti i vështirë kalohet me 2-3 fitore radhazi. Tani na vjen më shumë besim. Uroj që në ndeshjet e tjera të luajmë kështu. Personalisht nuk mendoj se kam bërë më të mirën. Do jetë kur të arrijmë objektivat si ekip. Duhet gërshetim mes brezave. Ngadalë-ngadalë do jemi ku duhet”.

I ngacmuar në lidhje me pasimet që jep tani, Progni tha: “Më ka thënë edhe presidenti, dua asiste tani. Jo gola (qesh). Me këto dy fitore kemi më shumë besim. Do jemi akoma më mirë, rivalët i njohim dhe ua dimë pikat e dobëta. Do jetë një Teutë ndryshe”.

LARGIMI NGA PARTIZANI – Në fund për Prognin pati një tjetër “provokim”. “A jam penduar që ika nga Partizani që po bën mirë? Jo, fare nuk jam penduar. Më pëlqeu kjo sfida me Teutën dhe shpresoj t’ia dal si gjithmonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *