“Profecia” e Alban Bushit/ Në median prestigjoze italiane: Nuk ka Lukaku dhe Kane, por e ardhmja quhet Armando Broja

“Nëse Armando Broja vazhdon të ketë mendjen te futbolli, nesër, pasnesër do të krenohemi në aeroport duke thënë: “Ne jemi nga vendi i Brojës”. E ndien veten shqiptar dhe do të luajë për ne. Do të jetë një nga sulmuesit më të mëdhenj të Shqipërisë”.

Këto kanë qenë fjalët e trajnerit Alban Bushi në vitin 2019 kur diskutohej për Armando Brojën. Në atë kohë ky sulmues ishte ende pjesë e të rinjëve të Chelsea-t dhe nuk e kishte bërë kalimin në futbollin profesionist për të treguar vlerat e tij. Jo pak dyshonin në vazhdimësinë e lojtarit pasi ka pasur shumë talente te Shqipëria që vinin nga shkollat e njohura të futbollit, por papritur “zhdukeshin” nga lista.

Pra nuk bëhej kalimi në ekipin e parë nga ato zinxhire, me transferimet që vinin në divizionet më të ulëta në shtetet përkatëse. Ky nuk ishte rasti i Armando Brojës që shkëlqeu te Viteshe duke vendosur disa rekorde që morën vëmendjen e mediave europiane.

Një profetci e Alban Bushit që po rezulton e saktë, teksa jemi në vitin 2021 dhe në mediat prestigjoze italiane “Tuttomercatoëeb” shkruhet saktësisht: “Jo Lukaku dhe Kane për sulmin e Chelsea. Qëllimi i së ardhmes quhet Armando Broja”.

Po vijmë pikërisht në momentin e shumëpritur që është përmendur edhe nga Alban Bushi, trajneri i Shpresave, teksa në udhëtimet tona me aeroport do të krenohemi me “ambasadorin” më të njohur shqiptar, Armando Brojën. Kjo është rruga ku pritet të shkohet për t’u njohur nga Europa nëpërmjet futbollit dhe më shpejt sesa mes politikës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online