“Më përshtatet skema e Rejas“, Trashi me sytë nga Superiorja: Partizani për notën 10, fati nuk ishte me të ndaj Vllaznisë

Lorenc Trashi gjendet i grumbulluar me Kombëtaren kuqezi, ku po përgatitet për miqësoren kundër Uellsit, e cila do të luhet më 5 qershor. Mbrojtësi shqiptar ka dhënë një prononcim për mikrofonin e “Supersport“, ku ka vlerësuar futbollin e kundërshtarëve, por që në fund ka besim se do t’ja dalin në fushën e lojës. Në fund, Trashi prek edhe temën e Superiores, ku nuk e fsheh keqardhjen e tij për atë humbje të Partizanit kundër Vllaznisë, që më pas rezultoi vendimtare në luftën për titull kampion.

“Do jetë një ndeshje shumë e vështirë. Pamë edhe ndeshjen e djeshme që luajti kundër Francës. Kemi parë që janë shumë mirë fizikisht. Vrapojnë shumë dhe kjo do jetë një vështirësi e madhe për ne. Shpresoj që ta përballojmë me sukses, duke parë që edhe te djemtë e grupit 80% janë me minuta në këmbë. Nuk besoj se do jetë ndonjë problem i madh.

Jam përshtatur mirë. Po marr vitet me Partiznain, kam luajtur disa vite si mesfushor i majtë dhe kjo më përshtatet shumë mirë me skemën e Kombëtares. Ato ndeshjet që kam luajtur jam përshtatur shumë mirë dhe kam bërë ndeshje të mira. Është një rol i vështirë se duhet të bësh edhe fazën mbrojtëse edhe atë sulmuese. Por ka një gjë të mirë që të jep mundësinë që të jesh afër portës dhe të shënosh gol

Isha në stadium në ndeshjen Partizani-Vllaznia. Shpresoja vërtetë që Partizani ta fitonte atë ndeshje dhe të shpallej kampion, duke parë se edhe një ndeshje kishte mbetur. Por që fati nuk ishte me Partizanin. Gjithsesi Teuta ka bërë një kampionat të mirë, gjithashtu edhe Vllaznia. Nuk duhet harruar edhe Laçi. Kanë qenë 4 ekipe që e kanë merituar të 4-ta, por në fund e bëri diferencën ajo që ka gabuar më pak. Këtë e ka bërë Teuta dhe besoj e meritonte. Për mua Partizani ka bërë një sezon shumë të mirë për notën 10. Duke parë se si e nisi kampionatin ka bërë një sezon shumë të mirë”, ka thënë Lorenc Trashi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online