Një karrierë e re për Khabib? Hoqi dorë nga UFC, vjen kontrata nga ekipi i futbollit

0

Vdekja e babait bëri që Khabib Nurmagomedov të heqë dorë përfundimisht nga sporti i arteve marciale të përziera dhe të dorëzojë titullin kampion botëror të UFC. Tashmë rusi nga Dagestani po shijon jetën e tij si biznesmen si dhe trajner i shokëve të tij që aspirojnë të bëhen kampion në UFC gjithashtu.

Por Nurmagomedov ka dhë një hobi tjetër, i cili është futbolli. Shpesh në ndeshje stërvitore 33 vjeçari ka treguar që di ta luajë mirë këtë sport. Për këtë arsye, skuadra e vendlindjes së tij FK Dagestan i ka dërguar një ofertë për tu bërë lojtar i kësaj skuadre. Kontrata ishte disa vjeçare ku Khabib do të fitonte një shumë mjaft të majme. Megjithatë sipas televizionit rus, Rus “RT Sport” Khabib do t’i japë drejtuesve të skuadrës pergjigjen negative. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.