Problemi i stadiumeve merr fund, edhe Laçi në shtëpi

Laçi-Flamurtari ka qenë ndeshja e fundit që kurbinasit kanë zhvilluar në shtëpi. Shtegtimi i bardhezinjve duket se ka mbaruar pas 45 ditëve. Tre ndeshje të luajtura jashtë fushe: dy të humbura me Teutën dhe Kukësi, si dhe një e fituar kundër Skënderbeut.

Tanimë ekipi i drejtuar nga Migen Memelli do të rikthehet të luajë në shtëpi kundër Kastriotit. Laçi njihet si një ekip që në shtëpi rrallë gabon dhe sigurisht që ky është një lajm i mirë për bardhezinjtë, që  synojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Ndaj Kastriotit luhet ditën e diel prej orës 14:00, ndërkohë që trajneri Memelli nuk do të ketë në dispozicion Taulant Sefgjinin dhe Elvi Berishën. Të dy këta futbollistë janë të pezulluar me kartonë. Gjithashtu edhe Sebastian Toro u dëmtua në ndeshjen me Partizanin.

Vecc kurbinasve, në shtëpi këtë javë rikthehet edhe Teuta. Kukësi është klubi që momentalisht nuk ka një zgjidhje përfundimtare, ndryshe nga Partizani që e ka  gjetur prej kohësh zgjidhjen duke nënshkruar me Tiranën për të luajtur në “Selman Stërmasi”. Gjithsesi tanimë “Elbasan Arena” është gati dhe verilindorët mund të kthehen të luajnë aty nëse e shohin të arsyeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *