Problemet me vizën, Rexhinaldo jep “sihariqin”

Një lajm i mirë për Kukësin dhe trajnerin Armando Cungu. Sulmuesi Rexhinaldo ka zgjidhur problemet e vizës dhe është gati për të udhëtuar drejt Gjeorgjisë. Kukësi përballet ditën e nesërme me ekipin e Torpedos dhe sulmuesi do të jetë gati për Cungun.

Rexhinaldo ka dhënë lajmin e mirë në një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar udhëtimin e tij drejt Gjeorgjisë.

Më në fund! Jam gati të fluturoj drejt Gjeorgjisë. Faleminderit klubit tim për të gjitha përpjekjet e bëra. Unë do të shkoj i karikuar. Forca Kukësi”, shkruan sulmuesi nga Mozambiku, i cili ndihet i motivuar dhe gati për të ndihmuar Kukësin në ndeshjen e parë të turit të tretë të “Europa League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *