Debuton Mensah, Partizanin e nderon një mesfushor

 

Partizani ka fituar me rezultatin minimal 1-0 kundër Egnatias miqësoren e radhës. Ndryshe nga se ndodhi me Shkumbinin, trajneri Skënder Gega hodhi në fushën e blertë formacionin më të mirë, që mund ta nisë edhe në Korçë kundër Skënderbeut të premten e 17 gushtit.

Takimi u vendos që në minutën e 20-të, teksa ishte mesfushori Esat Mala ai që realizoi goline fitores për të kuqtë. Hebaj ishte lideri i sulmit, por shkodrani nuk ia ka dalë të shënojë. Bardhi ka humbur rolin e titullarit, kurse për krahun e majtë të mbrojtjes stafi teknik duket se po programon Lorenc Trashin.

Në miqësoren kundër Egnatias ka debutuar edhe sulmuesi Emanuel Mensah, i cili është afruar së fundmi te Partizani. Ai u hodh në fushën e lojës në pjesën e dytë të takimit, por nuk mund të shënojë. Të shtunën të kuqtë do të marrin pjesë në trofeun Pascucci dhe aty do të shihet më saktë se si do të rreshtohet Partizani në ndeshjen hapëse të kampionatit.

Miqësore – E mërkurë, më 8 gusht, ora 18:00

Egnatia-Partizani 0-1
Shënues:
Mala 20’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Atanda, Trashi, Telushi, Mala, Hila, Asani, Progni, Hebaj. U aktivizuan: Xhika, Kodra, Bitri, Kalari, Hysenaj, Belica, Bardhi, okebugu, Mensah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online