Probleme për Rakitiç, ultrasit e Barcelonës e befasojnë në shtëpi!

Ivan Rakitiç është fotografuar duke vizituar një panair në Sevije. Kjo ka ndodhur vetëm një ditë pas eliminimit të pazakontë të Barçës nga Liverpuli në gjysmëfinalet e Champions.

Sipas madrilenes “AS”, ky veprim i Rakitiç i ka nxehur ultrasit katalanas, që nuk e shohin si një gjë me vend këtë udhëtim dhe këto të fundit kanë vendosur të shkojnë para shtëpisë së mesfushorit për t’i kërkuar llogari.

31-vjeçari ka pranuar të flasë me tifozët dhe ka dalë nga ambjentet e shtëpisë për t’i sqaruar atyre se përse kishte ushëtuar në Sevije vetëm një ditë pas asaj disfate historike. Gjithmonë sipas “AS”, kroati mësohet t’i ketë sqaruar tifozëve se udhëtimi ka qenë për arsye familjare dhe nuk ka qenë për panairin.

E gjithë situata është zgjidhur nëpërmjet një bisede të shkurtër. Ultrasit i kanë kërkuar më shumë përqëndrim dhe impenjim maksimal për fitimin e Kupës se Mbretit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *