Probleme për Kukësin e Cungut, dëmtohet mbrojtësi titullar

Kukësi mori një fitore mjaft të vuajtur, por shumë të vlefshme sot në Fushë-Krujë. Verilindorët reaguan pas dy humbjeve radhazi, por hasën jo pak problem kundër krutanëve që prodhuan raste dhe mund të kishin marrë diçka më shumë në këtë përballje.

Cungu vinte me ndryshime në formacion, pasi rikthehej pas shtatë javësh Simo Rrumbullaku, i cili merrte vendin e tij në të majtë të mbrojtës, por në fraksionin e dytë gjirokastriti la fushën e lojës, dhe vendin e tij e zuri Vangjel Zguro. Ndonëse u duk një lëvizje e çuditshme, pasi ishte një lëvizje kokë më kokë në mbrojtje, ka një arsye, pasi bëhej fjalë për një zëvendësim të detyruar. Lojtari u pa të çalonte pas ndeshjes dhe duket se kishte një problem në këmbën e majtë.

Një lajm i keq ky për lojtarin dhe klubin, pasi Rrumbullaku vinte nga një lëndim që e kishte mbajtur për 7 javë jashtë fushave të blerta. Rrumbullaku konsiderohet si janë titullar tek Kukësi, por një tjetër dëmtim do i ndërlikonte sërish llogaritë e kuksianëve. Klubi pret që të shohë shkallën e dëmtimit të lojtarit dhe drejtuesit urojnë që të mos jetë asnjë problem për mëngjarashin. Paraprakisht mendohet se ka një problem muskulor, por për më tepër duhen pritur analizat e specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *