Problem për Kukësin, mbrojtësi rrezikon Skënderbeun

Kukësi është një nga skuadrat më të kompletuara, teksa ka një organikë mjaft të pasur dhe lojtarët kanë thuajse të njëjtin nivel. Simo Rrumbullaku u dëmtua në ndeshjen e javës së dytë me Flamurtarin. Gjirokastriti u ça në gju, por fatmirësisht nuk pësoi frakturë. Ndonëse bëhej fjalë për një plagë që kishte nevojë që të mbyllej seanca e rikuperimit zgjati më shumë seç pritjet.

Rrumbullaku pritje që të ishte në fushë që në ndeshjen e javës së shkuar me Luftëtarin, por dhimbja në gju dhe fakti që në prag ishte ndeshja me Skënderbeun kishin bërë që të mos rrezikonte. Gjithsesi, edhe në seancat e fundit lojtari në fjalë ka pasur dhimbje. Për më tepër sot është stërvitur i diferencuar dhe me shumë mundësi do të mungojë dhe në këtë sfidë. Gjithsesi, do të jetë stafi mjekësor ai që do të vendosë.

Në këto javë në të majtë të mbrojtjes është aktivizuar Vangjel Zguro, i cili po ashtu ka bërë mjaft mirë dhe pritet që dhe ndaj Skënderbeut t’i besohet sërish 25-vjeçarit. Zguro u afrua tek Kukësi këtë verë dhe deri më tani është paraqitur mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online