Prishtina likuidon KEK-un, Drita merr fitoren e tretë radhazi

Prishtina rikthehet në vendin e dytë, duke parakaluar Llapin. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa mundi KEK-un e vendit të fundit me rezultatin 3-0. Miqtë nga Obiliqi arritën të bënin qëndresë në 45 minutat e para, por me fillimin e fragmentit të dytë ndeshja u zhbllokua shpejt.

Khalid ishte ai që shënoi golin e parë, kurse më pas Mario Morina dyfishoi shifrat. Në fund ishte Pefqeli ai që realizoi sërish për bardhekaltrit. Drenica vijon me rezultatet pozitive. Në shtëpi kundër Lirisë së Prizrenit u ka mjaftuar Uka me golin e shënuar në pjesën e parë.

Kampionët e Dritës duket se kanë gjetur ritmin. Fitorja e tretë radhazi për gjilanasit e drejtuar nga Shpëtim Duro. Haxhimusa dhe Neziraj shënuan kundër Ferizajit dhe tanimë renditen në vendin e pestë në renditje. Sigurisht kreu i renditjes mbetet larg.

Flamurtari, që kryesoi për disa javë kampionatin, është në pikiatë. Këtë herë janë mposhtur nga Ballkani. Manevski ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes. Për llogari të javës së 11-të kanë mbetur për t’i luajtur edhe dy ndeshje: Trepça ’89-Llapi dhe Gjilani-Feronikeli.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 11
Drenica-Liria 1-0
Shënues:
Uka 39’

Ferizaj-Drita 0-2
Shënues
: Haxhimusa 32, Neziraj 90+5’

Ballkani-Flamurtari 1-0
Shënues:
Manevski 71’

Prishtina-KEK 3-0
Shënues:
Khalid 51’, Morina 69’, Pefqeli 88’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *