Prishtina kualifikohet me “poker”, goleadë e Dritës në Kupë

Prishtina dhe Drita kanë kaluar në fazën çerekfinale të Digitalb Kupa e Kosovës. Kampionët në fuqi i shënuan pesë gola skuadrës së Minatorit, kurse kryeqytetasit përballeshin me Lirinë. Skuadra nga Prizreni nuk ka rezistuar dot, pasi skuadra e Mirel Josës shënoi dy herë në fundin e pjesës së parë.

Korenica dhe Ahmeti ishin ndëshkuesit e bardhezinjve. Në të dytën shënoi edhe Khalid dygolësh dhe Prishtina kaloi më tej në Kupë. Te Drita, në fitoren 5-3 spikat fakti që të pestë golat janë shënuar nga futbollistë që janë aktivizuar më parë në Superiore.

Bujar Shabani (ish-Skënderbeu) dhe dy herë, kurse Shala (ish-Laçi), Neziraj (ish-Flamurtari) dhe Xhevdet Shabani (ish-Teuta) realizuan nga një gol. Ferizaj gjithashtu ka përparuar në Kupë, pasi ka mundur 1-2 Fushë-Kosovë. Ndërkohë mbetet të mësohet se kush do të kaloj më tej në çiftin Besa-Vëllaznimi. Koha e rregullt u mbyll 0-0 dhe po luhet shtesa.

DIGITALB KUPA E KOSOVËS

Besa-Vëllaznimi 0-0
Drita-Minatori 5-3
Shënues:
B. Shabani 24’, 57’, Shala 38’, Neziraj 46’, Xh. Shabani 70’
Fushë Kosova-Ferizaj 1-2
Shënues:
Idrizaj 60’, Dautaj 80’
Liria-Prishtina 0-4
Shënues:
Korenica 41’, Ahmeti 44’, Khalid 73’, 89’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online