Prezervativë, shishe me urinë dhe shigjeta, Simën rrëfen çmenduritë e fansave

Ish-portieri i kombëtares angleze, Dejvi Simën, ka luajtur për 21 vite si futbollist profesionist, ku është aktivizuar në më shumë se 800 ndeshje. Përgjatë një karriere kaq të gjatë, ish-gardiani i “Tre Luanëve” ka parë shumë gjëra, që s’do të dëshironte të kujtonte.

I ftuar në një emision radiofonik, Simën dhe të ftuarit të tjerë po diskutonin një ngjarje mjaft komike të ndodhur së fundmi në Angli, ku një tifoz hodhi një lakër në drejtim të trajnerit të Aston Vilës, Stiv Brus. I pyetur në emision mbi episode të ngjashme në karrierën e ti, Simën u tregua më i sinqertë se ç’duhet.

“Përveç monedhave të pafundme dhe guralecëve kam parë gjëra shumë të çuditshme se aq. Disa herë më kanë hedhur prezervativ dhe shishe urine, ndërsa njëherë kur po bëja nxehje një tifoz i çmendur më hodhi një shigjetë nga ato të lojërave me pikë”, tha Simën duke i kujtuar me të qeshura se ç’kishte hequr gjatë 20 viteve nëpër stadiumet e Anglisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online