Prezantohet Teuta, Çyrbja: Ta nisim me këmbën e mbarë!

Mesfushori i durrsakëve nuk e nënvlerëson skuadrën e Luftëtarit dhe kërkon që të marrin pikët e plota në premierë

Vladimir Prenga

Teuta e nis kampionatin me Luftëtarin dhe durrsakët synojnë ta nisin me fitore, për të treguar që ky sezon do të jetë një tjetër melodi për ta. Ndryshimet janë të shumta dhe trajneri Gugash Magani e ka shprehur se ekipi i tij do të synojë pjesëmarrjen në Kupat e Europës dhe fitoret në shtëpi nuk duhen diskutuar. Vjet sezoni i Teutës mori kthesën përfundimtare pikërisht ndaj Luftëtarit, pasi humbja e pësuar në shtëpi me bluzinjtë në fazën e tretë bëri që i vetmi objektiv për ta të ishte qëndrimi në Superiore, pasi një rezultat tjetër do u jepte atyre mundësinë të renditeshin në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit. Ditën e djeshme skuadra durrsake ka bërë edhe prezantimin e ekipit, teksa klubi ka publikuar edhe fotot e ekipit së bashku me drejtuesit dhe stafin.

ÇYRBJA – Mesfushori që në shtator mbush 24 vjeç, sezonin e shkuar ishte golashënuesi më i mirë për Teutën në kampionat, teksa realizoi pesë gola. Dy sezonet e fundit mesfushori është protagonist me durrsakët, duke u aktivizuar rregullisht. Këtë sezon ai do të jetë një nga liderët e ekipit dhe dëshira e tij është që kampionati të nisë në mënyrën e duhur, me fitore. “Dihet që Teuta ka ndryshuar shumë këtë verë dhe kanë ardhur shumë lojtarë që e kanë rritur skuadrën. Jemi optimistë para nisjes së kampionatit dhe kemi besim se këtë sezon do të paraqesim një tjetër ‘fytyrë’, madje kjo as që nuk diskutohet”, thotë fillimisht Arbër Çyrbja, që më pas shton: “Kampionatin e nisim në shtëpi kundër Luftëtarit, që ka pësuar disa ndryshime. Vlerësimi ynë për këtë ekip është në nivelet e duhura, pasi e dimë shumë mirë së nuk ka asnjë ekip të lehtë. Jemi të motivuar për të marrë tre pikët e para. Fakti që luajmë në shtëpi na jep një ‘marsh’ më tepër, ndërkohë që edhe tifozët do të jenë të shumtë në mbështetje të ekipit, që që e treguan edhe në kupën ‘Pascuçi’ pak ditë më parë. Për ne është detyrim që ta nisim kampionatin me këmbë të mbarë, pra me fitore”, përfundoi Çyrbja deklaratën e tij për “Sport Ekspres”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online