Kukësi dorëzon federimet, mungon nigeriani Gilmor

Merkatoja është mbyllur dhe Kukësi ka dorëzuar në FSHF listën e lojtarëve të federuar për sezonin e ri. Bie në sy mungesa e mesfushorit Samuel Gilmore 

Jurgen Zela

Prova e parë e sezonit nuk u kalua me sukses dhe merkato është mbyllur zyrtarisht. Në orën 23:59 ka qenë limiti i FSHF-së për të dorëzuar federimet nga 10 skuadrat e Superiores. Kampionët në fuqi, ashtu si të gjitha skuadrat e tjera, kanë paraqitur listën e tyre me 25 futbollistë të federuar për sezonin 2017-2018. Nuk ka pasur asnjë surprizë të madhe. Mund të veçohet federimi i Kevin Kumanovës, të cilit gjithashtu i është ofruar një kontratë profesionale dhe në sezonin e ri do të jetë në organikën e trajnerit Mlladen Milinkoviç.

LISTA

Verilindorët ishin mjaft aktiv në merkato, por u larguan emra të rëndësishëm si Pejiç, Emini, Karioka dhe Dvornekoviç. Kampionët i morën masat duke afruar lojtarë në çdo pozicion ku kishin mangësi. Në listën e Kukësin shihet se janë vetëm 3 portierë, 8 mbrojtës, 11 mesfushorë dhe 3 sulmues. 25 lojtarë, për një sezon të gjatë, që pritet të ketë shumë rivalitet.

GILMORE

Nigeriani Samuel Gilmore nuk është pjesë e listës së federimeve të Kukësi. Burime për “Sport Ekspres” tregojnë se emri i 21-vjeçarit nuk është paraqitur me pjesën tjetër të skuadrës në FSHF, duke mbetur jashtë skuadrës së Kukësit. Edhe pse mesfushori shtatshkurtër u prezantua zyrtarisht në datën 28 gusht nga, ka munguar dokumentacioni i plotë, çka i ka kushtuar mbetjen jashtë liste. Në një situatë të tillë verilindorët privohen nga një lojtar që shihej si pasues i izraeliti Siraj Naser, por që nuk bënte diferencën me grupin aktual, pasi vendimi për t’i ofruar një kontratë u mor disa ditë pasi ishte konsideruar jo në nivelin e duhur për Kukësin. Gilmore ka luajtur në Izrael me ekipe si Hapoel Akre dhe Hapoel Petah Tikva, ndërsa aventura me Kukësin duket se po përfundon pa nisur ende.

 

Lista e federimeve të Kukësit

Portier

1-Enea Koliçi

2-Ervis Koci

3-Stivi Frashri

Mbrojtës

4-Rraman Hallaçi

5-Bujar Idrizi

6-Ylli Shameti

7-Albi Alla

8-Eni Imami

9-Rustem Hoxha

10- Rexhep Memini

11-Simon Rrumbullaku

Mesfushorë

12- Milosh Kërkotiç

13-Hair Zeqiri

14-Elton Kale

15-Ndriçim Shtubina

16-Ardit Peposhi

17-Besar Musolli

18-Valon Ethemi

19-Albi Koldashi

20-Kristi Joti

21-Klodian Duraku

22-Kevin Kumanova

Sulmues

23-Rauf Alijev

24-Elis Bakaj

25-Sindrit Guri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online