Prezantimi te Kukësi, Shkurtaj zbulon ëndrrën dhe pse pranoi ofertën

Vasil Shkurtaj ka nënshkruar me Kukësin, ndërkohë që sot edhe ka folur fjalët e para si “kuksian”. Sulmuesi vlonjat ka theksuar se ka qenë objektivi titulli një nga arsyet pse ai pranoi ofertën e verilindorëve. Ai ka shumë vesim se në fund do të shpallen kampionë.

“Prandaj e zgjodha Kukësin, përveçse është një ekip i madh, është edhe pretendenti kryesor për ta fituar kampionatin. Edhe unë dua ta fitoj titullin. Në Kukësi ka shumë lojtarë të mirë. Besoj se me Rrocën dhe ardhjen time do jemi më të fortë. Nuk e di nëse do marrim lojtarë të tjerë. Kemi një president që kërkon shumë dhe besoj se mund ta arrijmë objektivin që kemi. Do punoj, do stërvitem mirë dhe po besoi trajneri se unë do të luajë, atëherë do jem gati në çdo moment”.

Kombëtarja është një dëshirë e madhe për Shkurtajn: “Patjetër Kukësi mund të më ndihmojë në shumë gjëra, për të fituar kampionatin, për të bërë një transfertë jashtë vendit. Besoj do më ndihmojë edhe të realizoj ëndrrën e madhe që kam për të luajtur me kombëtaren”.

Më tej ai shtoi: “Patjetër që me Kukësin do të kem më shumë raste për gol dhe do shënoj më shumë. Pse jo edhe unë të marr rrugën që mori Guri”. Shkurtaj pjesën e parë të këtij sezoni arriti të realizojë shtatë gola, po aq sa Rexhinaldo, i cili ishte sulmuesi kryesor i verilindorëve.

FALENDERIMI – Shqiponjat Bluzi kanë vetëm fjalë të mira për Shkurtajn, teksa edhe e kanë uruar pas largimit drejt Kukësit. “Futbollisti ynë, Vasil Shkurtaj, i ka dhënë fund aventurës me ekipin bluzi. Ne si tifozë i jemi mirënjohës futbollistit për atë çka dhënë për fanellën tonë. Faleminderit Vasil, të urojmë suksese në karrierë dhe shpresojmë që një ditë të rikthehesh sërish në ekipin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *