I treti trajner brenda një familje, Mezani i beson Arbrit

0

Ish-futbollisti i njohur beratas dhe i disa skuadrave të njohura dhe përfaqësueseve të moshave (deri tek U 21), Polizoi Arbëri, është emëruar zëvendëstrajner i Luftëtarit. Karrierën si trajner e ka nisur pas tërheqjes nga futbolli, i detyruar nga një dëmtim i rëndë në gju.

Skuadra tij e fundit ishte Vllaznia në Superiore. Te Luftëtari e tërhoqi vetë miku i tij Gentian Mezani. Interesant dhe më shumë se kuriozitet përbën fakti se pas babait të tij, Theodhorit, dhe vëllait Gersit, Polizoi bëhet i treti trajner brenda një familje, dhe i katërti për nga radha nga dinastia Arbri.

Arbri si futbollist ka luajtur edhe me Tomorin, Lushnjën, Bylisin dhe Flamurtarin. Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te vlonjatët dhe tanimë nis një etapë tjetër në fushën e trajningut, gjë që e bën në moshën 30-vjeçare.

EDI SPAHIU

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.