Presioni i Kontes jep efekt, Interi afër goditjes së dyfishtë

Antonio Konte foli troç gjatë prononcimit të djeshëm përpara miqësores kundër Mançester Junajtid, duke nxitur klubin që të veprojë më shpejt dhe të arrijë objektivat e vendosura në merkato.

Romelu Lukaku mbetet synimi i madh dhe fjalët e trajnerit kanë dhënë efekt. Times raporton se zikaltrit kanë rritur ofertën për sulmuesin belg, i cili është gjithnjë e më afër transferimit në Serie A.

84 milionë euro (67+17 në formë bonusesh) është oferta e fundit e Interit për gjigantin e sulmit. “Djajtë e kuq” duan 80 milionë sterlina, por diferenca mes ofertës dhe kërkesës është e vogël dhe marrëveshja finale mund të vijë shumë shpejt.

Afër është akordi me Romën për transferimin e Edin Xheks tek ekipi i Kontes. Boshnjaku është një tjetër preferencë e trajnerit leçez, që i pret me padurim Xhekon dhe Lukakun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *