Presidenti i Sampdorias në telashe, i sekuestrohen prona dhe para!

Lajme të këqija në një nga ekipet e Serisë A. Masimo Ferrero, presidenti karizmatik i Sampdorias është bërë pjesë e një hetimi të Guardia di Finanza. Numri një i klubit xhenovez akuzohet për përvetësim, mashtrimin, lëshim dhe përdorim të faturave false, si dhe pastrim parash të paligjshme.

Në operacionin e koduar “Jashtë Loje”, policia ka lëshuar një urdhër për të sekuestruar 2.6 milionë euro të Ferreros dhe 5 të dyshuarve të tjerë. Autoritetet zbuluan se një pjesë e mirë e kësaj shumë është përdorur për të blerë një pronë në Firence (gjithashtu e konfiskuar).

Objekt sekuestrimi është bërë dhe klubi dorian, që ka përfituar një shumë prej 200 mijë eurosh. Hetimet kanë nxjerrë në pah dhe disa tërheqje parash nga arkat e klubit me një velrë prej 1.2 milionë eurosh, nga paratë e shitjes së Pedro Obiang tek Uest Hemi në vitin 2015. Një gjë e tillë është bërë përmes “përdorimit të faturave për transaksione joekzistuese të lëshuara nga një kompani tjetër, që i atribuohet Ferreros, pavarësisht se administrator është një tjetër person.

Këto shumë janë përdorur më pas për të paguar borxhet e një kompanie tjetër të “Ferrero Group” dhe për të financuar dy kompani të tjera, që i përkasin presidentit të Sampdorias, për prodhimin e një filmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *