Presidenti i Atletikos: Grizman na zhgënjeu!

Enrike Serezo, presindeti i Atletiko Madridit, ka folur për “FoxSports” sa i takon alrgimit të yllit të skuadrës, Antuan Grizman. Numri një i klubit kryeqytetas tha se ka qenë shumë i zhgënjyer nga vendimi i yllit francez:

“Më shumë se i acaruar, jam i zhgënjyer, pasi realisht mendoja se Grizman do të kishte një të ardhme të madhe këtu me ne. Do të fitonim tituj të rëndësishëm dhe shumë trofe së bashku. Problemi është se çdo njeri e shikon ndryshe një situatë të caktuar. Ne e respektojmë vendimin e tij.

Ishte diçka e befasishme, jam i zhgënjyer. Nëse do të isha këshilltari i tij, do t’i sugjeroja të qëndronte këtu, jeta është e mirë këtu dhe të gjithë e konsideronin Grizmanin si një njeri të rëndësishëm”, përfundoi Serezo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *