VIDEO | Uzuni nuk i ndahet asisteve, Çekiçi ul ritmin në Slloveni

Ekipi ku luan Myrto Uzuni, Lokomotiva e Zagrebit u ndal sot në një barazim 1 – 1 me Slaven Belupon. Sulmuesi beratas e la gjurmën e tij në këtë ndeshje duke asistuar golin e vetëm të skuadrës kryeqytetase.

Pavarësisht dominimit që Lokomotiva pati përgjatë takimit, tre pikët nuk u siguruan. Me këtë barazim Lokomotiva mbyll matematikisht shanset e të renditurit në vendin e katërt, që do i siguronte pjesëmarrjen në turet kualifikuese të Europa League.

 

 

Zhvendosemi në Slloveni ku Endri Çekiçi u aktivizua për 45 minuta me Olimpian e Lubjanës, në tri takimet e mëparshme 22-vjeçari kishte gjetur çdo herë rrugën e rrjetës, por ecuria e mirë u ndal. Mesfushori me tipare sulmuese u zëvendësua gjatë pushimit të pjesës së dytë.  Kryeqytetasit pësuan një humbje befasuese ndaj Mariborit me rezultatin 1 – 4, gjithsesi kjo disfatë nuk ndikon në klasifikim pasi vendi i dytë është një çështje e mbyllur prej javësh për Olimpian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online